E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenti mbajti qëndrim politik ndaj ligjit për Mbetjet

31-10-2011 / Gazeta 55

Censusi, i suksesshëm – e refuzuan ata që s’donin të deklaronin pasurinë

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar demokrat se “kthimi i ligjit të mbetjeve urbane nga kreu i shtetit, është bërë për qëllime politike”.
Berisha theksoi se ata të cilët përpiqen me “Aleancën e Plehut” të mashtrojnë shqiptarët do ta gjejnë veten të dëshpëruar. “Kushtetua e vendit përcakton në mënyrë të qartë kompetencën e presidentit për të kthyer ligjet apo për t’i firmosur ato. Në këtë kontekst ne kemi trajtuar në mënyrë kushtetuese çdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit votuar në parlament nga presidenti. Dua të them se nga Alfa tek Omega se qëllimi ndaj këtij ligji është nga politik”- u shpreh kryeministri Berisha.

Censusi, shqiptarët iu përgjigjen procesit si qytetarë evropianë
Kryeministri përshëndeti miliona shqiptarë që sipas tij iu përgjigjën procesit të regjistrimit të popullsisë në mënyrën më dinjitoze. “Nëse analizon historinë e regjistrimeve të popullatës në këtë vend gjen një proces që në tërësinë e tij ka patur problematika të shumëllojta. I realizuar në kohën e Mbretërisë ishte në standarde por nuk mund të pretendohej se kishte mundësi reale për të patur saktësinë e sotme. I realizuar gjatë diktaturës ishte një proces nën presion si çdo proces tjetër, proces që fshihte në vetvete qëllime dhe tendenca politike të caktuara. Për fat të keq edhe regjistrimi i bërë 10 vite më parë ishte një regjistrim në standarde. U injoruan disa nga kërkesat më themelore të regjistrimit në një vend të lirë”- u shpreh Berisha. Duke iu referuar procesit të fundit, Berisha tha se ai ka ecur në mënyrë të qytetëruar dhe është bërë punë e madhe nga 12 mijë regjistrues në mbarë vendin. “Një punë kolosale se siç e dini janë regjistruar edhe pasuritë, shtëpitë etj. Shpresoj që INSTAT t’i publikojë të dhënat në kohën e parë të mundshme pas trajtimit të tyre më serioz. Ky regjistrim do të ndihmojë qeverinë për politika më të drejta, për ndërtimin e politikave më të drejta duke u bazuar në demografinë aktuale dhe përbërjen e saj”- deklaroi Berisha. Sipas tij, ata të cilët bërtitën kundër tij rezulton se kanë patur vetëm një qëllim të vetëm, të fshehin pasuritë e tyre. “Kjo është e vërteta e një grushti të vogël e të parëndësishëm të identifikuar plotësisht. Rrezes së transparencës nuk mund t’i shpëtojnë. Rezulton qartësisht se kishin frikë nga pasuria e tyre si shkak kryesor i fushatës që ata bënë dhe morën shpërblimin që merituan”- theksoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›