Bamir Topin e presin në Pukë kryetari vendor i PS-së, si dhe deputeti socialist, Ndue Kola

Nomenklatura e majtë e qytetit verior është angazhuar dje për të bërë disi të hijshme aksionin politik të partisë së re, që Bamiri po përpiqet të ngrejë edhe në Pukë. Organizatorë të takimit kanë qenë deputeti socialist i zonës, Ndue Kola, si dhe prokurori problematik Arjan Ndoja. Prej improvizimit dhe i tronditur prej bojkotit të vendasve, Bamir Topi ka ngatërruar emrat e të dekoruarve. E gjithë Puka është ndjerë e fyer nga ngatërresa që presidenti i ka bërë emrit të mjekut të nderuar Elez Selimi, duke e quajtur gjithë kohës Elez Isufi
Sikurse ishte paralajmëruar si dështim vizita e Bamir Topi në Pukë, ajo dukshëm ra në sy dje. Ndërsa, sikurse e kishin paralajmëruar, drejtuesit e njësive vendore e bojkotuan këtë vizitë, të vetmit “mikpritës” ishin kryetari vendor i PS-së, deputeti i PS-së, Ndue Kola, si edhe prokurori “i pavarur” Arjan Ndoja, të cilët dje kishin marrë përsipër të bënin edhe rolin e truprojave të truprojave të Presidentit. Me gjithë paralajmërimin e disa ditëve më parë se Bamir Topi do të pritej në një takim nga kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, me gjithë edhe njoftimin e djeshëm të bërë publik në ëeb-siten e Presidencës, për një ftesë të supozuar nga ky kryebashkiak, dje u mësua se asgjë nuk ishte e vërtetë, veç faktit të paralajmëruar se qëllimi i asaj vizite lidhje thjesht dhe vetëm me promovimin e degës së partisë së Bamir Topit. Por megjithatë, të gjitha këto mungesa, duhet pranuar të rëndësishme, nuk e penguan Bamir Topin, që ta bënte udhëtimin në Pukë, pavarësisht hijeshisë së tij. Ishte nomenklatura e majtë e qytetit, e cila u angazhuar për të bërë disi të hijshme aksionin politik të partisë së re, për të cilën Bamir Topi po përpiqet ti ngrejë degën e saj edhe në Pukë. Në të gjithë këto mungesa-mosmungesa që shoqëruan vizitën e Bamir Topit në Pukë, ai thjesht konfirmoi pozicionin e tij politik, por edhe mbështetësit që ka mundur të sigurojë, të paktën që pas 8 majit 2011 (pa përmendur 21 janarin 2011), kur ai “gabimisht” votoi për Edi Ramën. Që pas kësaj date, Bamir Topin, kudo që shkon, e ndjekin të majtët dhe ai natyrshëm ju kërkon vota të majtëve..., ndërsa e bojkotojnë të gjithë përfaqësuesit vendorë, të cilët në zgjedhjet e 8 majit 2011, janë përzgjedhur nga e djathta. Improvizimi i vizitës në Pukë, por për më tepër pakënaqësia e madhe e tij, nga bojkoti i të zgjedhurve vendorë, e futi Bamir Topin në një qorrsokak të atillë, sa të ngatërronte emrat e personave që dekoronte në vitin 2011, me luftëtarë patriotë të vitit 1920. Gjatë fjalës së dekorimeve, pamjet e televizive rrëfenin se si nga improvizimi i shpejtë, Bamir Topi ngatërroi emrin e mjekut Elez Rrustë Selimi me emrin Elez Isufin, luftëtarin patriot dibran, të vitit 1920. “Lapsusi” i Bamir Topit, dukshëm binte në sy edhe në njoftimin për shtyp të shpërndarë me e-mail, nga Presidenca, ndërsa në ëeb-siten zyrtar, “gafa” u korrigjua..., duket pas ndonjë telefonate nga Puka...
...