E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor, ministri i Jashtëm turk viziton Iranin

“Today’s Zaman” raporton se Davutollu fillon të mërkurën një vizitë dy ditore në Teheran.

Vizita vjen në një kohë të trazuar për marrëdhëniet e dy vendeve fqinje. Vendimi i Turqisë për të mirëpritur një sistem antiraketë të NATO-s, i dizajnuar për të zeruar kërcënimin raketor  të Iranit dhe pikëpamja e Turqisë lidhur me trazirat për rrëzimin e Bashar Al-Asadit në Siri, nuk i kanë shkuar për shtat Teheranit zyrtar.

Pikë kyçe gjatë vizitës do të jetë edhe program bërthamor i Iranit, i cili, sipas Teheranit ka vetëm qëllime paqësore. Por, Perëndimi nga ana tjetër është zotuar se do të ashpërsojë sanksionet ndaj vendit të pasur me naftë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-04 11:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›