E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Prioritet i qeverisë, edukimi dixhital

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot në Konferencën Integrimi i Teknologjisë së Informacionit se synimi i ardhshmë i qeverisë është të shndërrojë Shqipërinë në një superfuqi të vogël rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe.

Ketë vit ne do të bëjmë një hap të madh,  internet në çdo klasë. Qëllimi është të ndezim një garë në të gjithë sistemin arsimor në këtë fushë që Shqipëria të shndërrohet në një supërfuqi të vogël rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe. Zoti ministër Tafaj, kërkoj të shtrihet lënda e programimit në afatet më të hershme që gjendet në ndonjë vend. Të përcaktojmë një seri stimujsh konkret për të shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve.- tha kryeministri.

Berisha tha se Shqipëria duhet të kalojë tek ajo që ai quajti iQytetari.

Më tej kreu i qeverisë,theksoi se, duhet të bëjmë gjithçka për të krijuar stimuj konretë për sipërmarrjen e inovacionit, e cila është në tërësinë e saj atribut i moshës së shkollarve dhe passhkollarve, ndërsa shtoi se, duhet të ridimensionojmë aftësitë programuese të shkollarëve tanë.

Berisha u ndal edhe tek përdorimi i teknologjisë në sistemin e provimeve në Universitete.

Të bëjmë gjithçka për të shtrirë provimet dixhitale në shkollat e larta, dhe për të garantuar një sistem transparent dhe të paanshëm vlerësimi.- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›