E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD propozon Elvis Cefën për nënkryetar të KLD-së

Elvis Çefa, kreu aktual i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është propozimi i PD-së për postin e nënkryetarit të KLD-së, i cili është vakant pas dorëheqjes së Kreshin Spahiut.

Kandidatura e Cefës, e cila u bë e ditur dje nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, pritet të votohet në seancën parlamentare të së enjtes.

Mësohet se emri i Cefës nuk ka pasur asnjë kundërshim në radhët e demokratëve, të cilëve u takon posti i nënkryetarit të KLD-së. / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›