E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestrohen 17 kg kanabis, 3 në pranga

Droga e sekuestruar nga Policia e Tiranes

Tre persona kanë rënë në pranga dhe 17 kg lende nerkotike e dyshuar Cannabis Sattivaështë sekuestruar nga policia e Tiranës, në kaudër të operacionit Grumbullimi

Të arrestuarit janë shtetasit; Dritan Servet Dervishi, 28 vjec, banues ne Tepelene, Drinald Kastriot Dervishi, 19 vjeç, banues ne Tirane dhe Admir Bekim Hoxha, 21 vjeç, banues ne Tirane. Sipas policisë, arrestimi i ketyre shtetasve është bërë dje, rreth orës 20.00, në Unazë te Re, në afërsi të rrugës Mihal Dhimitri

Shtetasit e mesiperm u kapen ne flagrancë me nje sasi bime narkotike e llojit Cannabis Sattiva e ndarë ne 15 pako, në formë paralelpipedi, të mbështjellë me natriban, e cila rezultoi në total të jetë e peshës 17 (shtatëmbedhjetë) Kg me gjithë amballazhim, e cila u sekuestrua ne cilësine e proves materiale, se bashku me tre telefona celularë të markave të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›