E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prioritet i qeverisë, studentët

Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në aktivitetin e Universitetit të Tiranës për Ditën e Studentit tha se dita e sotme është një ditë e madhe. Kreu i qeverisë tha se kombi shqiptar në të gjitha betejat për të pasur liri ka pasur në krye studentët. "Në korrik të '90, qytetarët shembën murin e Berlinit, mbushën ambasadat. Por në mënyrë përfundimtare ishin studentët që me protestat e tyre e shembën përfundimisht murin e Berlinit, për mos i dhënë aitj mundësi për t'u ngritur më kurrë", tha ai. Kryeministri shtroi si një domosdoshmëri nevojën për të unifikuar diplomat. Kreu i qeverisë garantoi edhe një herë se përparësi e qeverisë së tij do të mbeten studentët. "Nuk do ketë asnjë të ri shqiptar që nuk do ketë mundësi të mos ndjekë universitetin e vendit të tij. Po vendoset sistemi i Bolonjës. Po liberalizohen vizat, dhe kjo është arritje historike sepse studentët do traksin lirshëm në gjithë universitetet e Evropës", pohoi ai.
Berisha foli edhe për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit nga BE-ja, duke e vlerësuar atë si një hap shumë të rëndësishëm për vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›