Prezantohet plani 2-vjeçar i investimeve me 8 miliardë lekë
17/11/2009 Kreu i qeverisë takon nënkryetarin e bordit të drejtorëve të “CEZ grup”
Berisha kërkon ndihmë për konsumatorët në nevojë
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë pune nënkryetarin e bordit të drejtorëve të “CEZ grup”, Tomas Pleskac, me të cilin bisedoi mbi investimet që kompania çeke do të realizojë në tregun energjetik shqiptar. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Pleskac e informoi kryeministrin Berisha mbi punën e deritanishme të operatorit të sistemit të shpërndarjes të kompanisë “CEZ”, si dhe prezantoi planin 2-vjeçar të investimeve. Nënkryetari i bordit të “CEZ”-it tha se si investues strategjik kompania është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e tregut shqiptar dhe të ofrojë shërbime me cilësi evropiane për klientët shqiptarë. Ai u shpreh se qëllimi i veprimtarisë së kësaj kompanie në Shqipëri zhvillohet sipas parimit të përfitimit të dyanshëm: të konsumatorëve shqiptarë dhe kompanisë. Në këtë kontekst, nënkryetari i bordit të drejtorëve të “CEZ grup” tha se kompania ka një plan ambicioz investimesh për vitin 2009-2010, që do të jenë rreth 8 miliardë lekë. Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se konsumatorët në nevojë do të ndihmohen në mënyrë më efektive nëpërmjet skemave sociale që do të zbatohen nga qeveria. Ai shprehu besimin se kjo kompani prestigjioze do të përmirësojë dukshëm menaxhimin e sistemit të shpërndarjes si dhe shërbimet ndaj konsumatorëve. Ai garantoi për transparencë dhe përkushtim nga ana e qeverisë shqiptare, për realizmin e planeve të tyre në dobi të shqiptarëve. Ndër të tjera shefi i ekzekutivit shprehu besimin se bashkëpunimi i qeverisë shqiptare dhe i Entit Rregullator ERE do të jetë gjithmonë transparent, profesional dhe në përfitim dypalësh, si dhe modeli i tregut i prezantuar në këtë sektor do të vazhdojë të mbështetet dhe të përmirësohet më tej.