Apeli, kërkojmë përmbushjen e kërkesave tona
17/11/2009 Protesta e radhës e PS-së në qytetin e Fierit
“Maxhoranca jonë nuk ofron asnjë mundësi kompromisi”
Partia Socialiste zhvilloi dje në qytetin e Fierit protestën e saj të radhës për hapjen e kutive të votimit. Kështu, kreu i saj, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë të PS-së, morën pjesë në tubimin e fundit përpara protestës së 20 nëntorit, ku pritet të jetë kulmi i këtij aksioni politik. Me të njëjtat kërkesa dhe parula si në të gjitha qytetet shqiptare, Edi Rama në fjalën e tij ka vijuar kërkesën e përsëritur për hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit dhe kërkesa të tjera si kusht për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë. “Pjesëmarrja e ulët në votimet e pjesshme vendore tregoi edhe një herë se nuk mund të bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e opozitës”, - ka thënë Gramoz Ruçi. Ato u bënë formalisht zgjedhje në 5 komuna dhe bashki, që vetëm zgjedhje nuk mund të quhen, sepse u ngjanin një “morti politik” për 2 arsye: se në demokraci pas zgjedhjeve ekzistojnë 2 palë, pozita dhe opozita. “Për arsye të njohura opozita shqiptare nuk mori pjesë në zgjedhje. Dhe arsyeja e dytë është bojkoti i opozitës, ishte bojkoti që u bëri elektorati i këtyre bashkive dhe komunave, të cilat shënuan një pjesëmarrje pavarësisht nga manipulimi i komisionerëve nga 10-15%. Siç thotë një fjalë e urtë popullore, fshati që duket nuk do kallauz”, - u shpreh ai. Në fjalën e tij Rama për zgjedhjet në Kosovë theksoi se, megjithëse është një shtet fare i ri, zgjedhjet treguan qytetari. “Janë për t’u vlerësuar në radhë të parë, sepse, megjithëse Kosova ka pasur zgjedhjet e para që i administron vetë, është një shenjë shumë pozitive në lidhje me masat e marra nga institucionet kosovare, ashtu sikurse është për t’u përgëzuar që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e mirë. Mazhoranca jonë nuk ofron asnjë mundësi kompromisi. Nuk ka asnjë shikim nga pozita, nuk dëgjon opozitën dhe nuk mund të gjykohet për një kompromis për realizimin e këtyre kërkesave të PS-së”, - erësoi Rama. Rama premtoi na qyteti i Fierit se opozita nuk do tandalë aksionin e saj politik të protestave deri në përmbushjen e kërkesave të saj.
Qëndrimi
Partia Demokratike e degës së Korçës denoncoi pjesëmarrjen me dhunë të administratës së Bashkisë në mitingun e radhës të Edi Ramës, paaftësinë e kryebashkiakut Peleshi për menaxhimin e fondeve dhe për moszgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët. “Dega e Partisë Demokratike të Korçës, - thuhej në deklaratë, - shpreh shqetësimin në lidhje me presionin e ashpër që ka bërë kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi ndaj gjithë punonjësve të administratës që ai drejton, duke i kërcënuar këta të fundit me pushim nga puna. Peleshi mbushi autobusët dhe i çoi punonjësit e Bashkisë në mitingun e Edi Ramës.”