E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Prioritet rrenjet e ullirit

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në mbledhjen e kabinetit të tij ka folur për një projekt të dashur për të, mbjelljen e rrënjëve të ullirit.

Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se sipërfaqja e rrënjëve të ullirit në vend është dyfishuar dhe se ajo do të zgjerohet edhe më tej.

“Projekti i ullirit është nga më të suksesshmit në vend. Sipas statistikave të mbjelljes së fidanëve, rezulton se në një hark kohor të shkurtër janë mbjellë 10 milionë rrënjë ullinj. Objektivi ynë është mbjellja e 20 milionë rrënjëve në 4 vjet”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për planin e tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend eksportues të vajit të ullirit, konsumimi i të cilit është rritur ndjeshëm.

“Konsumi i vajit të ullirit në tregun shqiptar është rritur në mënyrë të ndjeshme, gjë që përbën një zhvillim pozitiv. Shqipëria do të jetë një eksportues i rëndësishëm i vajit të ullirit. Ne do vazhdojmë të subvencionojmë cdo rrënjë ulliri të certifikuar që mbillet”, ka pohuar Berisha.

Më tej kryeministri i ka kushtuar rëndësi edhe ngritjes së plantacioneve të lajthisë, si dhe të pemëve të shegës e arrave, duke premtuar fonde të posacme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›