E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projekti i ullirit, më i suksesshmi

Projekti i ullirit dhe mbellja e drurëve frutore si shega, arra apo lajthia kanë qenë kryefjala e kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
 

Kryeministri Berisha duke e cilësuar projektin e ullirit si mjaft të suksesshëm ka theksuar se një tjetër projekt shumë i rëndësishëm do të ndërmerret siç është ai arror.

“Projekti i dytë që është ai arror është edhe më i vështiri por është më i leverditshmi” theksoi Berisha duke shtuar se i bën thirrje fermerëve shqiptarë të merren me mbjelljen e drurëve frutorë.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ftoi bisnesin të bëhet pjesë e këtij projekti mjaft të rëndësishëm me rëndësi kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›