Gjinushi Ne zgjedhje me KQZ te ndryshuar
Inkoherenca e qendrimeve politike te Partise Socialiste ka marre dje nje kritike te forte nga brenda gjirit opozitar. Ne kohen kur shumica ne pushtet procedon ligjerisht me asgjesimin e fleteve te votimit te 28 qershorit dhe kur kauza per transparence ka humbur mundesite konkrete apeli i PS per te vijuar luften ne kete drejtim po behet opsion i paqendrueshem edhe per shumekend brenda se majtes. do thirrje per transparence sot e tutje do tingellonte si nje tallje. Me qeverine aktuale nuk ka transparence as per voten as per rrugen e kombit qe u vodh nga hajdutet e kombit as per Gerdecin dhe as per deshtimin e statusit te vendit kandidat. Me kete qeveri nuk ka te ardhme - deklaroi kreu socialdemokrat Skender Gjinushi. Ai ka bere thirrje per kalimin ne nje permase te re te aksionit opozitar per intensifikimin dhe fuqizimin e tij i cili paraprakisht kerkon nje artikulim te qarte te objektivave te opozites. Ne kete drejtim Gjinushi ka shtruar si opsion te vetem nevojen e zgjedhjeve te parakohshme dhe pastrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga ndikimi politik qe sipas tij e ka mberthyer vendimmarrjen e tij. Vendit i duhen zgjedhje te parakohshme dhe nje qeveri e KQZ qe garantojne zgjedhje te standardeve. Kjo eshte e vetmja zgjidhje per PSD dhe duhet ta mbeshtese cdo opozitar. Shqiperise i duhet nje qendrim opozitar i vertete dhe zgjedhje te verteta - ka deklaruar Gjinushi. Dy ide qe pasojne njera-tjetren dhe qe duket se permbledhin ate qe duhet te ishte qe ne fillese aksioni i panegociueshem i PS dhe aleateve te saj. Ky eshte qendrimi i pare brenda se majtes qe vjen pas nje bilanci negativ te saj ne perpjekjen per transparence. Por kerkesa ne thelb kritike apo edhe sugjeruese jane bere dje edhe nga nje aleat tjeter i socialisteve kreu i PSV Petro Koci i cili ka nenvizuar nder te tjera edhe nevojen e nderhyrjeve ne Kodin Zgjedhor.
.