Elbasan, kryen grabitje me armë, arrestohen dy shtetas

Policia zbuloi vjedhjen me armë të një karburanti, ngjarje kjo e ndodhur në muajin janar të këtij viti, ku nën kërcënimin e armës së zjarri, rojës iu vodhën 30 mijë lekë të reja si dhe dy telefona celularë.
Pas punës së kryer nga efektivat e policisë së Elbasanit u arrit të zbulohej autori i kësaj ngjarje i cili është shtetasi Erild Gega, 19 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
Gjithashtu, u bë i mundur zbulimi i vjedhjes së ndodhur 3 ditë më parë në dyqanin Vodafonë, e cila ndodhet ne lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ku persona te paidentifikuar nën kërcënimin e një armë zjarri automatik, grabiten rreth 70 (shtatëdhjetë) telefona celulare.
Policia e Elbasanit pas punës së kryer, bëri të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili është shtetasi Anxhelo Buziu, 35 vjeç, banues në Gramsh.
Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur dyqanin e kompanisë celulare. Po punohet intensivisht për kapjen e bashkautorit tjetër të kësaj ngjarje. /Start/
2012-05-11 11:17