E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Programi i Rames per taksat i njejte me platformen marksite

Programi “brain gain” dhe ai ekonomik ishin dy nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ndërkohë duke iu referuar pikërisht programit ekonomik, kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat e tij ndaj programit politik të PS-së. Sipas tij, Rama propozon elementë të platformës marksiste.
Programi “brain gain”
Programi “brain gain” do të kapë një dimension të ri. Kështu u shpreh kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë. Sipas tij, suksesi i këtij programi ka qenë i rëndësihsëm. Por nga ana tjetër kreu i ekzekutivit përmendi dhe nevojën e vendosjes në një standard të ri të raportit të pedagogëve të përhershëm apo të jashtëm në universitet, kryesisht në ato të private, të cilat vetëm një numër të vogël e kanë me pedagogë të përhershëm.
Programi ekonomik fiskal
Një tjetër moment I fjalës së kryem,inistrit Berisha ishte dhe programi ekonomik fiskal për mandatin që vjen. “Viti 2013 po afron dhe qytetarët do të gjejnë tek ky program rritje të ndjeshëm të rrogave dhe pensioneve, optimalizim të plotë të treguesve makroekonomik”, vuri në dukje Berisha.
Por ndalur në një çështje të tillë, kreu I ekzekutivit shigjetoi ashpër programin politike të Partisë Socialiste, lidhur me atë çfarë propozon për këtë pikë të ekonomisë.
“Sulmi që bën shoku Rama, pasi kur del me platforma marksiste vetëm shoku mund t’i thuash, është i gjithi i motivuar nga ndjenja personale dhe inate personale. Çfarë fakton statistika, në Shqipëri 40% e vendeve të punës janë të krijuara nga 1% e bizneseve. Hajd o burra tu biem me topin marksist këtyre, që të shkatërrojmë me qindra dhe mijëra vende pune, kurrë nuk do të bëhet. Kalon nga marrëzia në marrëzi”, vlerësoi kryeministri Berisha. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë bëri me dije se kjo qeveri është e vendosur që menaxhimin e ekonomisë t’ia besojë sektorit privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›