E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te arrestuar per pedofili

Shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës kanë arrestuar një person të akuzuar për pedofili. Ylli Tafaj, 51 vjeç, është prangosur në afërsi të ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, pas kryerjes së veprave të turpshme dhe tentativës për të përdhunuar një vajzë 5 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në rreth orës 16:00 të pasdites së të martës. Vajza e mitur me inicialet S.S., kishte dalë nga shtëpia për të blerë një çokollatë në marketin në rrugën Kongresi i Lushnjës.
Tafaj, i cili kishte parkuar makinën e tij tip “RenoClio” me targa të Tiranës në krah të rrugës pranë një furre buke, fillimisht i është afruar duke tentuar ta joshë me 500 lekë të reja.
Kur e mitura ka kundërshtuar ai e ka futurë me dhunë në makinë. Të afërm të vajzës kanë parë skenëm dhe kanë ndërhyrë të parët për ta nxjerrë 5-vjeçaren nga makina.
Më pas kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, të cilët kanë arrestuar Tafajn.
Ky i fundit mësohet se ka pretenduar në polici se ka qenë në gjëndje të dehur dhe se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur. 51-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave të turpshme me të mitur dhe tentativë përdhunimi.
Po gjatë ditës së martë, në Gramsh, policia ka arrestuar një tjetër person me akuzën e pedofilisë.
Elson Semani, 36 vjeç akuzohet për kryerjen e marrdhënieve homoseksuale me dhunë me të mitur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish rezervat e Gramshit, ku Semani ka mashtruar dhe përdhunuar 12-vjeçarin me iniciale A.C.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›