Pensione të posaçme për 15 personalitete të kulturës dhe historisë
TIRANE-Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme, një seri vendimesh për “Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”, disa prej personaliteteve të artit, kulturës dhe të historiografisë e shkencës shqiptare.
Personalitet, të cilët do të përfitojnë nga këto vendime, janë znj Vllsova Musta, Pandeli Çina, Vasfi Baruti, Ermir Krantja, Zyliha Miloti, Vladimir Prifti, Sherif Delvina, Guiliem Radoja, Koço Kosta, Tomorr Aliko, Lorenc Vorfi, Beqir Ajazi, Kiço Negovani, Vera Grabocka, Zef Shoshi.
Ky vendim mbështetet në nenin 5, të ligjit "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Vendimi për pensionet e posaçme hyn në fuqi në muajin korrik 2012.
(d.b/BalkanWeb)