Raporti Spahiu abuzim dhe devijim nga detyra kushtetuese

“Marrja me politikë përbën shkelje flagrante të detyrës. Nga marsi 2011, Spahiu ka zhvilluar 43 tubime me Aleancën Kuq e Zi. Në këtë lëvizje ai ka shprehur qëndrimin e tij”. Në një kostatim të tillë arriti komisioni hetimor për shkarkimin e zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili zhvilloi sot mbledhjen e tij të dytë. Në këtë mënyrë, gjatë ditës së sotme komisioni verifikoi pretendimet e deputetëve të PD-së, që ndërmorën nismën ligjore për shkarkimin e Spahiut nga kjo detyrë.
Nga ana e tij, kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj prezantoi planin e veprimit për hetimin, duke theksuar se puna do të përqëndrohet në verifikimin e fakteve që lidhen me devijimin e punës së Spahiut nga institucioni i KLD-së. Ndërkohë raportin përfundimtar ky komsionin pritet që ta publikojë në 15 shkurt, për t’ia kaluar për miratim dhe Kuvendit.