E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Projekti i gazsjellesit Trans-Adriatik, i rendesishem per Shqiperine Eva Gjura

Gjate vizites se tij ne Azerbajxhan, kryeministri Berisha eshte takuar me drejtuesit me te larte te ketij shteti, presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit. Tema kryesore e diskutimit mes kryeministrit Berisha dhe Presidentit te Azerbajxhanit, Aliyev, ka qene zhvillimi i projekteve madhore energjetike me interes te perbashket dhe investimet ne sektoret strategjike te ekonomise shqiptare. Kryeministri Berisha ftoi kompanine shteterore te gazit dhe naftes - Socar, te marre pjese ne privatizimin e Albpetrolit, si dhe ne zhvillimin e masterplanit per ngritjen e rrjetit te transmetimit te gazit ne Shqiperi. Kryeministri Berisha theksoi se projekti per gazsjellesin Trans-Adriatik, TAP, eshte projekti me fizibel per transmetimin e gazit azerbajxhanas drejt tregjeve europiane dhe me rendesi vitale per sigurine energjetike dhe zhvillimin e rajonit te Ballkanit Perendimor dhe Europes. Presidenti Aliyev shprehu interes mbi mundesite e medha per bashkepunim dhe investime dhe sugjeroi qe te ngrihet nje komision i perbashket nderqeveritar, qe do te shqyrtoje dhe ndjeke te gjitha iniciativat e ketij bashkepunimi. Presidenti Aliyev e falenderoi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e Shqiperise ndaj Azerbajxhanit, per postin e anetarit te Keshillit te Sigurimit. Kryeministri Berisha cmoi marredheniet miqesore dypaleshe dhe vuri ne pah aspektet e ndryshme qe te dy vendet ndanin se bashku ne aspiratat per zhvillim dhe demokratizim. Ai theksoi se fryma miqesore e marredhenieve politike dhe pozicioni gjeopolitik i te dy vendeve jane faktore themelore per nje bashkepunim te frytshem dhe se kjo vizite shenon nje kapitull te ri ne kete drejtim. “Ne kemi marredhenie shume te mira dhe lidhje te forta mes dy vendeve. Une e kam takuar shpesh kryeministrin ne evente te ndryshme nderkombetare, por per here te pare ketu. Ne kemi diskutuar nje spekter te gjere ceshtjesh, te bashkepunimit politik, forcimit te lidhjeve ekonomike, bashkepunimit ne fushen e energjise dhe per te gjitha keto ceshtje, ne jemi dakord”, u shpreh presidenti Aliyev. Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se “kam gjetur te njejten klime, vullnet dhe ndjenja, ne te gjitha takimet e mia te meparshme dhe vecanerisht, ne kete takim shume miqesor me Presidentin Aliyev. Une jam dakord me presidentin dhe ne do te punojme ngushtesisht se bashku, per nje kapitull te ri ne marredheniet midis dy vendeve tona mike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›