Dyndje per KMCAP, 1 mije aplikime ne vit Sonila Isaku
Cdo vit, rreth nje mije persona dorezojne dokumentacion per te perfituar pagese te paaftesise, e cila jepet nga mjeket fillimisht dhe me pas, vleresohet nga nje grup i posacem i mjekeve dhe komisionit. Sipas te dhenave zyrtare nga Sherbimi Social Shteteror, rezulton se vetem gjate vitit te kaluar ne kane dorezuar 900 dosje per trajtim me pagese. “Ne kemi kerkuar nje shqyrtim te te gjitha dosjeve, duke bere nje analize te forte te dokumentacionit, por edhe gjendjes se vete personit. Kjo per shkak se numri ka qene i larte nga viti ne vit. Vetem gjate vitit te kaluar, 512 persona jane deklaruar se perfitojne pagese paaftesie, prej te cileve vetem 186 persona kane pasur nevoje per perkujdesje dhe 43 persona me status paratetraplegjiku”, pohon drejtori i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco. Sipas tij, 284 persona jane deklaruar pa grup perfitimi, duke mos marre asnje pagese, pasi mjeket dhe komisioni i ka vleresuar si persona te afte per te punuar dhe per te mos perfituar pagese te paaftesise. Po keshtu, rreth 70 persona kane terhequr dokumentacionin ose kane pranuar te qendrojne ne listen e pritjes. Sipas rregullores, pensioni i invaliditet jepet per semundje te pergjithshme, por edhe per aksidente ne pune, si dhe per semundje te cilat jane marre nga puna qe ka kryer nje person. Ajo c'ka eshte e rendesishme, eshte plotesimi i dokumenteve te percaktuara, si dhe nje miratim qe duhet marre nga komisioni i KMCAP-it, i cili jep "OK" per personat te cilet duhet ta marrin. Per sa i perket pageses se KMCAP -it, sipas rregullave te percaktuara, ai merret nje here ne muaj, nderkohe qe masa e perfitimit eshte e ndryshme dhe kjo, ne baze te tre kategorive te ndara. Nderkohe persa i perket kushteve per te perfituar pagesen e pjesshme, personi duhet te kete siguruar periudhen minimale te sigurimit. Merr pension invaliditeti te pjesshem, personi i siguruar qe ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit, e cila eshte e barabarte me gjysmen e diferences se moshes se personit te siguruar, ne kohen qe behet i paafte dhe mosha 20 vjec. Per shembull, nese personi qe eshte bere invalid eshte 38 vjec per te perfituar pension te pjesshem invaliditeti, i duhen 38-20/2=9 vjet sigurim.
Te dhena per 2011
• Per vitin 2011, ne KMCAP-in e larte te trajtimit te personave me aftesi te kufizuar kane paraqitur rekurs 890 persona. KMCAP-i i larte i trajtimit te PAK, eshte deklaruar ne lidhje me rekurset e ushtruara si me poshte vijon:
• 512 persona jane deklaruar se perfitojne pagese paaftesie, prej te cileve vetem 186 persona kane pasur nevoje per perkujdesje dhe 43 persona me status paratetraplegjiku.
• 284 persona jane deklaruar pa grup perfitimi.
• 38 persona jane ende ne liste pritjeje, ne zbatim te nenit 62 te Ligjit 7703 “Per sigurimet shoqerore”, i ndryshuar.
• 13 persona kane terhequr kerkesen per rikomisionim ne KMCAP te larte.
• Numri i personave per cdo seance komisionimi ka qene 90-120 persona.