Brace, 1 milion leke gjobe per shpifje Qamil Xhani
Gjykata e Tiranes ka denuar dje nje milion leke deputetin e Partise Socialiste, Erjon Brace, pas akuzes se ngritur nga deputetja demokrate, Albana Vokshi. Brace u cilesua nga Gjykata e Tiranes fajtor, pasi rezulton se bere akuza te pabaza ne adrese te deputetes demokrate. Ne veren e vitit 2010, deputeti Erjon Brace se bashku me 8 koleget te tjere te PS-se, ndermoren nje fushate mediatike per dhenin e lejeve koncesionare per ndertimin e hidrocentraleve. Ne qender te akuzave u vendos deputetja demokrate Albana Vokshi dhe biznesmeni Arian Tartari. Deputeti Brace nga foltorja e PS-se ka pretenduar se marrja e nje sere lejesh eshte bere ne abuzim me ligjin. Pas nje sere akuzash, Vokshi ka shpjegime publike per pretendimet e PS-se. Ndersa me pas, iu drejtua gjykates. Ne kerkese-padite, Vokshi pretendon se shpifjet ne emrin e saj i kane cenuar dinjitetin e reputacionin. Ajo ka theksuar se ne qendrimet e PS-se, emri i permendet si i perfshire ne afera korruptive. Dje, gjykata i dha te drejte Vokshit, duke denuar dhe deputetin Brace me gjobe prej nje milion lekesh. Por, para deputetit Brace, padite e Vokshit kane shpallur fajtor dhe disa deputete te tjere te PS-se. Ajo ka paditur deputetet: Eduard Shalsi, Eltar Deda, Mimi Kodheli, Olta Xhacka, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Vokshi ka deklaruar para gjyqit ndaj dy kolegeve te saj, Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, tha se nuk do te pranoje te marre para nga dy deputetet socialiste, duke theksuar se ato jane perdorur nga kreu i PS-se, Edi Rama. Ne padi ajo kishte kerkuar 20 mije euro demshperblim per fyerjet qe i jane bere. Ne muajin qershor, deputetja e PS-se, Ermonela Felaj u denua per shpifje me masen 10 milione leke. Vendimi i gjykates u mor mbi bazen e deklaratave qe ajo kish bere per kompanine “Ferar”. Ndersa deputeti i PS-se, Eduard Shalsi, u denua nga Gjykata e Tiranes me 10 milione leke per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Albana Vokshi. Gjykata dha vendimin ne muajin korrik. Po ashtu, dhe deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri, u denua nga Gjykata e Tiranes, dy dite me pare, per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Vokshi. Tahiri u denua me 30 milione leke te vjetra.
Akuzat, pese deputete te PS jane denuar me gjobe
Ne total, rezultojne pese deputete te Partise Socialiste qe jane denuar me gjobe nga Gjykata e Tiranes, per akuzen e shpifjes. Padite jane bere nga deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi, duke iu referuar deklaratave publike qe ligjvenesit e majte kane bere ne seline e Partise Socialiste kunder saj. Deputetet e denuar jane: Artan Gaci, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Sajmir Tahiri dhe se fundmi, deputeti Erjon Brace.