Ministria: Akuzat ndaj Rulit, strategji për fushatën zgjedhore
Ministria e Bujqësisë ka reaguar për akuzat e PS-së ndaj ministrit Genc Ruli për korrupsion me tenderat e hidrocentraleve. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e ministrisë duke i cilësuar akuzat si absurde theksoi se kjo është një strategji i PS-së për fushatë zgjedhore.
"Është për të ardhur keq për këtë strategji të çalë. Edi Rama hiqet sikur u referohet dokumentave zyrtare por nuk ka asnjë dokument” theksoi zëdhënësja e ministrit Ruli.
Ajo ka theksuar se çdo tender e dhënë për koncesionet e hidrocentraleve është bërë brenda rregullave dhe ligjit të shtetit.
Ndërkohë selia rozë publikoi ditën e djeshme dokumenta që sipas e përfshinin ministrin e bujqësisë Genc Ruli në një skandal të ri për koncesionin mbi lumin Bënçë.