SHTYPI I KOSOVES
EXPRESS
"Nuk ka me lufte te ftohte"
Ish i derguari amerikan per Ballkanin, Richard Holbrooke, ka deklaruar se nuk do te kthehet Lufta e Ftohte per shkak te Kosoves dhe se pavaresia e saj nuk do te krijoje precedent per vendet tjera te botes qe kerkojne pavaresine. Ne nje interviste per gazeten ruse "Nezavisimaja gazeta", Holbrooke tha se kundershtimet ne mes te SHBA-ve dhe Rusise rreth ceshtjes se Kosoves do te ishin shmangur nese Qeveria amerikane do te kishte zhvilluar "dialog te gjate" me Mosken, ndersa Rusia te kete futur me pak tensione ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje...
KOSOVA SOT
"Mesuesit, pastrueset dhe UNMIK-u"
Mos te ishte 7 marsi, s'i bie ne mend njeriu per mesuesin. I shkreti arsimtar i Kosoves punon gjithe muajin per nje rroge, qe... rroge i thencin. Ne UNMIK, edhe pastruesja paguhet nja dy here me shume. Me me pak se 200 euro, njerezit qe na edukojne femijet, duhet te sforcohen per te mbajtur familjen, per te paguar faturat e fund-muajit... Mesuesi kosovar, duhet ta themi, ishte gjithnje produkt i harreses qeveritare, neglizhences institucionale, u la ne meshire te fatit dhe kush s'u interesua per te prej kohesh. Deri dje as grevat s'pinin uje. Kishim statusin e pazgjidhur, por, sot, e kemi shtetin... Kjo dite e mesuesit shenofte nje ndergjegjesim per ata qe vendosin, politikanet, deputete apo ministra. Nje popull i pashkolluar mire, s'na shpie gjekundi...
LAJM
"Vendi vuan mungesen e dritave"
Kosova vazhdon te perballet me mungese te energjise elektrike. As qeveria nuk ka ide si mund te ndryshoje kete gjendje. Madje, as qe e ka pasur te qarte pse ka shpallur gjendjen e krizes nacionale dhe cfare efektesh do te arrinte me te. Duket se kjo gjendje me shume ka nxitur krize ne raportet ndermjet Ministrise se Energjise dhe KEK-ut, si dhe nje polemike me fjale mjaft te ashpra. Asnje efekt tjeter - reduktimet vazhdojne, ne kohen kur flitet se duhet te nise zhvillimi i hovshem ekonomik. Sektori i energjetikes ne Kosove ndodhet perballe nje kaosi. Per mungesen e energjise elektrike fajesohen menaxheret dhe punetoret e KEK-ut. Madje, jane quajtur edhe sabotues te Qeverise se re te udhehequr nga Hashim Thaci...
NACIONAL
"Kufiri, jo konflikt me Shkupin"
Kryetari i Republikes, Fatmir Sejdiu, kundershtoi mundesine e komplikimit te raporteve ndermjet Kosoves dhe Maqedonise, per faktin se kjo e fundit po kushtezon njohjen e pavaresise se vendit me demarkacionin e kufirit. Kryetari kosovar tha se ne asnje menyre nuk do te komplikohen marredheniet ndermjet Prishtines dhe Shkupit, per sa i perket ceshtjes se percaktimit te vijes kufitare. Sejdiu tha se keto jane procese normale qe do te zhvillohen ne baze te planit te Ahtisaarit. "Kosova eshte shume e gatshme qe te hyje ne procese te bashkepunimit edhe me bashkesine nderkombetare, per te bere ate ceshtje qe ne e kemi quajtur teknike te perfunduar dhe kjo do te ndodhe ne menyren me te mire te mundshme", tha Sejdiu...
KOHA DITORE
"Serbet, ne protesta me radikale"
Serbet e Gracanices kane paralajmeruar per forma me radikale te protestes, duke filluar nga java e ardhshme, nese kreu i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, nuk i permbush kerkesat e tyre. "Pas se dieles do te protestojme ne forme me radikale", ka paralajmeruar Goran Arsiq, kryeshef i "rrethit te Kosoves". Rreth 200 serbe te tubuar ne qender te Gracanices, kot priten qe ne protesten e tyre te radhes, te mbajtur te enjten, t'u drejtohej shefi i UNMIK-ut, Reucker. Ne mesin e protestuesve ishte perhapur lajmi se shefi i UNMIK-ut do te takohej me ta per t'i degjuar kerkesat e tyre...
INFOPRESS
"Epopeja e UCK-se dhe ne homazhe"
Dita e dyte e manifestimit "Epopeja e UCK-se", ka tubuar ne Prekaz kreret me te larte te institucioneve dhe partive politike te Kosoves, te cilet krahas mijera qytetareve te tjere, kane bere homazhe dhe kane vere kurora lulesh ne varrezat e deshmoreve ne Prekaz... Kryetari i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka thene se familja Jashari eshte nje simbolike e vecante e perkushtimit dhe sakrifices per lirine dhe pavaresine e Kosoves. "Eshte lavdi e perhershme e gjithe ketyre njerezve, komandantit legjendar dhe gjithe njerezve te tjere qe kane dhene veten per Kosoven", ka thene Sejdiu...
BOTA SOT
"Vijne policet gjermane"
Qeveria e Gjermanise ka vendosur per dergimin e 180 policeve ne kuader te misionit te BE-se EULEX, ne Kosove. Keshtu eshte vendosur nga Parlamenti gjerman. Misioni EULEX do te kete rreth 2000 pjesetare, 1400 prej te cileve do te jene police, ndersa pjesa tjeter prokurore dhe oficere doganash, ka deklaruar zedhenesi i Qeverise gjermane, Urlih Uilhem. "Mbeshtetja ndaj Kosoves eshte ndihmese e rendesishme ne plotesimin e qellimit prioritar te BE-se, afrimin e Kosoves dhe vendeve fqinje ne strukturat evropiane", ka thene Uilhem...
ZERI
"Levizje politike ne Kuvend"
Burime te "Zerit" nga Lidhja Demokratike e Kosoves bejne te ditur se, sipas te gjitha gjasave, gjate ketij muaji do te kete levizje brenda Grupit Parlamentar te kesaj partie ne Kuvendin e Kosoves. Sipas paralajmerimeve nga keto burime, Lutfi Haziri, nenkryetar i LDK-se, do te marre postin e shefit te Grupit Parlamentar te kesaj partie, detyre kjo te cilen tani per tani e mban nenkryetari i pare i LDK-se, Eqrem Kryeziu. Sipas nje burimi te "Zerit" nga Kryesia e LDK-se, ky nderrim i pozicioneve do te behet per shkak se nenkryetari Eqrem Kryeziu eshte i ngarkuar edhe me detyren e anetarit te Kryesise se Kuvendit te Kosoves nga LDK-ja,...
EPOKA E RE
"Rusia i versulet NATO-s"
Rusia i ben thirrje NATO-s qe mos t'i shkele pergjegjesite e saj ne Kosove dhe qe te mos jete ne anen e shqiptareve te Kosoves, ka deklaruar perfaqesuesi i Rusise ne NATO, Dimitrij Rogozin. "Ne, praktikisht, cdo dite, bisedojme per kete qe NATO nuk guxon ta thyeje mandatin e vet, te mos dale jashte kornizave te percaktuara ne OKB", ka thene Rogozin per kanalin rus "Vesti 24". Sipas tij, Rusia po ashtu angazhohet per ate qe forcat e Aleances "mos te angazhohen ne anen e shqiptareve te Kosoves"...