E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pronat, zgjidhje cdo dosje

Fatjona Mejdini

Zgjidhja e ceshtjes se pronesise ne mandatin e ardhshem katervjecar ka qene premtimi i kreut te qeverise, teksa ka pershendetur republikanet, te njohur per mbeshtetjen qe i kane bere programit te tyre, pikerisht mbi kete ceshtje. Kete deklarate kryeministri, njekohesisht kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha e beri gjate hapjes se fushates se Partise Republikane, nje parti me te cilen PD ka qeverisur ngushte dhe vazhdon te jete ne koalicion. Duke qene se republikanet kane qene nje parti, te cilet kane mbrojtur ceshtjen e prones ne vend, kreu i ekzekutivit deklaroi se mazhoranca aktuale do te vazhdoje t'i shkoje ne fund, ceshtjes se pronesise. Sipas Berishes, mazhoranca e djathte nga viti 1992 dhe deri me sot ka zgjidhur dosjet e 700 mije familjeve, qe kane pasur probleme me pronesine. "Sot bilanci eshte mbi 700 mije familje te pronesuara nga ky koalicion, qe nga viti '92 e deri me sot. Nuk e mohoj qe jane mijera e mijera dosje ende te pa zgjidhura, ndaj dhe te zotohemi sot se bashku se, do te rendim pas gjithseciles prej tyre, sepse ne kemi moralin, kemi perkushtimin dhe kemi zotimin te shkojme ne zgjidhjen e seciles prej tyre", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se ceshtja e pronesise do te vazhdoje te jete prioritare per qeverine qe ai do te drejtoje ne mandatin e ardhshem, teksa deklaron se ky koalicion parazgjedhor i djathte do te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Berishes, qeveria do te jete e kujdesshme dhe nuk do te lere pa zgjidhur edhe ato ceshtje te pronesise qe kane si pengesa vete familjet. Qeveria, sipas kreut te ekzekutivit, eshte duke cmontuar malin e falsifikimeve, qe jane bere ne vend gjate qeverisjeve te meparshme socialiste. Ne kuader te reformes ne pronesi, kryeministri Berisha i falenderoi republikanet qe sipas tij, diten te benin kompromise te vogla ne emer te kompromiseve te medha, qe lidhen me integrimin e vendit. Nje mbeshtetje dhe mirenjohje te vecante kryeministri Berisha shprehu edhe per kryetarin e Partise Republikane, njekohesisht ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Berisha ka kembengulur serish se, nje kontribut te vecante Fatmir Mediu, ka edhe per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe besimin te ky projekt, ne nje kohe qe besimi ishte ne nivelin minimal. Duke shprehur optimizmin e tij ne realizimin e projekteve te nisura, kreu i ekzekutivit eshte shprehur se se bashku me PR-ne dhe aleatet e tjere, mazhoranca aktuale po shkon drejt nje fitoreje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i qeverise deklaroi se ky koalicion do te punoje vetem ne te mire te qytetarit shqiptare dhe do te vazhdoje reformat e nisura. Ne celjen e fushates se PR-se, presidenti i nderit te kesaj partie, Sabri Godo deklaroi se republikanet se bashku me PD e kane qeverisur vendin ne menyre racionale. Sipas Godos, PR do te kerkoje perseri te perfaqesohet me ministri, ne kabinetin e ardhshem qeveritar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›