Mediu: Ne BE, duke realizuar reformen madhore te prones
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu deklaroi diten e djeshme se mazhoranca aktuale kishte si synim anetaresimin e vendit ne Bashkimin Evropian, gjate kater viteve te ardhshme. Por sipas ish-ministrit te Mbrojtjes, per te plotesuar keto objektiva madhore, kerkohet perfundimi i shume reformave, nje prej te cilave eshte edhe reforma ne sistemin e pronesise. "Ne nuk do te ndalemi kurre deri ne zgjidhjen e plote te ketij problemi. Synimi yne eshte nje dhe i vetem: Te jemi anetare te denje te Bashkimit Evropian, por per t'ia arritur ketij qellimi duhet te jemi fillimisht te denje per familjen tone, per kombin tone, te jemi pronare te vetvetes dhe te pronave tona", theksoi Mediu ne fjalen e tij. Ai deklaroi se kandidaturat e PR-se, per zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane kryesisht te rinj dhe te reja, te cilet kane mbaruar me rezultate te shkelqyera brenda dhe jashte vendit.