Berisha: “Punësimi është kryefjala e programit tonë të ardhshëm”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
“Të votojmë me maturi të plotë, të mos lejoni asnjë votim familjar, sepse kjo dëmton votimet”
Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha ka vijuar me turin e tij elektoral në qytetin e Mamurrasit, ku u ka premtuar banorëve të kësaj zone se punësimi do të jetë kryefjala e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme. Shefi i ekzekutivit u ka bërë thirrje gjithashtu demokratëve të Mamurrasit që të votojnë me maturi dhe të mos lejojnë asnjë votim familjar, sepse do të dëmtohen votimet dhe standardet. Berisha i është referuar gjithashtu edhe rëndësisë së madhe që kanë këto zgjedhje për Shqipërinë në sytë e ndërkombëtarëve, duke thënë se “Evropa duhet të bindet se ne do të votojmë të lirë, sipas rregullave dhe standardeve”. Kryeministri në fjalën e tij, ndër të tjera, tha: “Kërkoj votën tuaj, për t i dhënë vendit pamje tërësore evropiane. Jam këtu për t u zotuar se do të financojmë çdo projekt të kësaj bashkie për të ndryshuar për mirë jetën tuaj. Brenda pak kohësh fillon rindërtimi i rrugës Fushë-Krujë-Mamurras-Milot. Projekti i saj përfundoi. Zotohem para jush se çdo qytetar do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Projekti garanton që 4 vitet e ardhshme, ju të keni rroga dhe pensione më të mëdha se qytetarët e 6 vendeve anëtare të BE-së. Fermerëve të Mamurrasit u premtoj se qeveria ime do të financojë çdo projekt të tyre nëpër rritjen e prodhimit në frutikulturë, në bimë arash, etj., do të subvencionojmë të gjitha imputet dhe akcizën e naftës për çdo sipërfaqe të mbjellë. Punësimi është kryefjala e programit tonë të ardhshëm. Në 4 vjet ne do të garantojmë punësimin e 160 mijë qytetarëve shqiptarë. 28 Qershori po afron, thirrja ime vëllazërore për ju është që të gjitha ata që nuk kanë marrë letërnjoftimet dhe nuk kanë pasaporta, të marrin letërnjoftimet dhe pasaportat. Thirrja ime për ju është që më 28 qershor të dalim të gjithë në votime, të votojmë në mënyrën më të qytetëruar. Më 28 qershor do të jenë 500 vëzhgues nga mbarë bota. Ju bëj thirrje të votojmë me maturi të plotë, ju bëj thirrje, juve demokratëve të Mamurrasit, por edhe të mbarë Shqipërisë, të mos lejoni asnjë votim familjar, sepse kjo dëmton votimet, të votojmë si qytetarë evropianë, Evropa duhet të bindet se ne votojmë të lirë, votojmë sipas rregullave, votojmë sipas standardeve. Në qendrat e votimit ju të shkoni si familje, por secili të votojë veçmas. Së fundi, socialistëve të Mamurrasit u bëj thirrje të bashkoheni me ne, me ne ju bashkon ëndrra juaj evropiane, ndaj dhe ju ftoj që të votojmë të gjithë së bashku. E vërteta me Edi Ramën është se ai nuk pranon të vendoset në krye të listës, ai nuk ka asgjë të përbashkët me ju, ai ju ka zëvendësuar ju me 99-shat e tij, ju ka zëvendësuar me ata, me të cilët ndan lejet e ndërtimit. Më 28 qershor të gjithë votoni 10-ën, 10-a jeni ju, se në fakt ju nuk mund të jeni kurrë më pak se 10-a, 10-a është Mamurrasi evropian, 10-a është Shqipëria evropiane, 10-a është Paulina Hoti, 10-a është Paria Demokratike”,- përfundoi Kryeministri.
1. Berisha për rrogat: Në 4 vitet e ardhshme, ju të keni rroga dhe pensione më të mëdha se qytetarët e 6 vendeve anëtare të BE-së
2. Berisha për punësimin: Në 4 vjet ne do të garantojmë punësimin e 160 mijë qytetarëve shqiptarë
3. Berisha për votimet: Në qendrat e votimit ju të shkoni si familje, por secili të votojë veçmas
4. Berisha për socialistët: Bashkohuni me ne, me ne ju bashkon ëndrra juaj evropiane ndaj dhe ju ftoj që të votojmë të gjithë së bashku
5. Berisha për Ramën: E vërteta me Edi Ramën është se ai nuk pranon të vendoset në krye të listës, ai nuk ka asgjë të përbashkët me ju, ai ju ka zëvendësuar ju me 99-shat e tij
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009