E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pushteti vendor ka tejfryrë administratën

Berisha sulmon Ramën në mbledhjen e komitetit të planifikimit të strategjive dhe deklaron se qeveria do shkurtojë shpenzimet për paga për pushtetin vendor. Berisha deklaron se pushteti vendor ka tejfryrë administratën. 

TIRANE- Afro një vit pas përfundimit të të gjithë procesit për decentralizimin e pushtetit vendor në Shqipëri, rikthehet përplasja mes bashkive në vend dhe qeverisë. Kjo e fundit ka gati vendimin nëpërmjet të cilit rrit kontrollin mbi pushtetin vendor veçanërisht lidhur me përdorimin e fondeve. Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së komunitetit ndërministrorë ka deklaruar se pushteti vendos ka tejfryrje të administratës. Berisha solli si shembull bashkinë e TIranës si të mbingarkuar me njerëz ndërsa pohoi se vendimi io ri do të kushtëzojë bashkitë të përdorin për paga vetëm 20 për qind të fodit.

“Ajo që është jashtëzakonisht e papranueshme është fakti se bashkia e Tiranës ka të punësuar 14 herë më shumë se bashkia e Durrësit. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka më shumë punonjës se sa kancelaria gjermane. Është abuzuar në mënyrën më të papranueshme me fondet e buxhetit të taksapaguesve shqiptarë. Për të mbyllur këtë kapitull do të krijohet fondi i zhvillimit të rajonit. Paratë e buxhetit, e cila do të jepet e pakushtëzuar do të jetë minimale për të mund të përdoret për rroga”- u shpreh Berisha.

Kryeministri ka deklaruar se kabineti i tij do të rishqyrtojë buxhetin e këtij viti. Në takimin e komunitetit ndërministror Berisha ka premtuar të theksojë se gjatë këtij viti të ardhurat u rritën ndjeshëm. Sipas Berishës shifrat hedhin poshtë pretendimet e Partisë Socialiste se janë kryer për investime elektorale. Por në të njëjtën kohë kryeministri Berisha ka argumentuar rritjen e deficitit buxhetor me punën e dobët që kanë bërë sipas tij tatimet e doganat.

“Ata që thonë se ky është një ligj elektoral, mashtrojnë sepse 2008 nuk ka qenë një vit elektoral ku është investuar 10 për qind të prodhimit të brendshëm. Ata të cilët bërtitën se nuk po turpëzohen me buxhetin fondet e privatizimeve u gabuan. Kjo qeveri nuk mund të shpenzojë kurrë jashtë ligjit të buxhetit. Të krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat në Shqipëri janë 7 për qind më të larta. Por me planin doganat të lenë një boshllëk prej 65 milion dollarë ndërkohë tatimet janë në realizim mbi 100 për qind” – theksoi krryeministri Berisha. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›