Elbasan, shuhet zjarri që rrezikoi repartin ushtarak
Të paktën 30 forca të ushtrisë së këtij reparti janë përpjekur që të shuajnë me mjete rrethanore flakët e zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën dy makina zjarrfikëse. Zjarri nisi ne kodrën me pisha, 2 km larg Elbasanit
ELBASAN-Një zjarr i madh që përfshiu sot në mesditë kodrën me pisha të fshatit Mengël, 2 kilometra larg qytetit të Elbasanit, u shua pas një operacioni për mbi një orë të repartit zjarrfikës dhe forcave të ushtrisë. Burimet nga vendgjarja bënë të ditur se zjarri ka dëmtuar një numër të konsiderueshëm pishash, ndërkohë që flakët kanë rrezikuar dhe godinën e repartit ushtarak që ndodhet në këtë kodër. Të paktën 30 forca të ushtrisë së këtij reparti janë përpjekur që të shuajnë me mjete rrethanore flakët e zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën dy makina zjarrfikëse. Shefi i repartit zjarrfikës, Aleksandër Hodo se “operacioni ishte i vështirë për shkak të terrenit të thyer në këtë kodër”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.
(d.b/BalkanWeb)