Ekstradohet nga Italia një i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë

Një person, i shpallur prej afro dy vjetësh në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për "vrasje, e mbetur në tentativë", është ekstraduar mbrëmë nga Italia. Policia e Shtetit bëri të ditur sot se, Zyra e Interpol Tiranës ekstradoi nga Roma, Itali, shtetasin Denis Balliu, 37 vjeç, nga Durrësi. Ky shtetas rezultonte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë së "arrestit me burg", për veprën penale të "vrasjes me dashje, mbetur në tentativë". Balliu akuzohet për një ngjarje të ndodhur më tetor të vitit 2007, në një lokal në rrugën e Kavajës, në Tiranë, kur, ai ka tentuar të vrasë një shtetas me inicialet D. C. Bëhet e ditur gjithashtu se arrestimi i tij në Itali dhe më pas ekstradimi në Shqipëri u arrit në sajë të bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën.
...