E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtoi shtëpi mbi kanal, të mbjellat e fshatit mbeten pa vaditje

Rreth 40 familje të fshatit Gjormë në komunën Gjergjan ne Elbasan kërcënojnë se do të zgjidhin me vetëgjyqësi konfliktin me një familje tjetër për mungesën e kanalit vaditës. Problemi i nisur 3 vite më parë, duket se ka mbetur peng. 

ELBASAN- Kanë kaluar tre muaj që nga bllokimi i kanalit vaditës dhe që prej asaj kohe të mbjellat e banorëve në fshatin Gjormë në komunës Gjergjan në Elbasan nuk arrijnë të zhvillohen. Konflikti është thelluar së tepërmi mes rreth 40 familjeve të këtij fshati dhe familjes së Kadri Qosjes, i cili duke ndërtuar një banesë tre katëshe mbi zonën ku kalonte kanali vaditës ka shkaktuar bllokimin e tij. Të indinjuar banorët kërkojnë që tu bëhet bilanci i dëmeve të shkaktuara në të kundërt kërcënojnë se gjithçka do të zgjidhet me vetëgjyqësi.
Pavarësisht kërkesave të banorëve tek autoritetet duket se konflikti ka mbetur peng i vendimeve të institucioneve
Këtë verë të nxehtë e të thatë rreth 7 ha tokë bujqësore nuk arritën të japin frytet e tyre si pasojë e mungesës së vazhdueshme të ujit për vaditjen e të mbjellave. Problemi i nisur që prej 3 vitesh, duket se ka mbetur peng i vendimeve mes institucioneve lokale. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›