Anthony Hopkins, aktori rrëmben penelat bëhet piktor
LONDER- I njohur më së shumti për krijimtarinë e tij në ekran aktori Anthony Hopkins e ka shtrirë talentin e tij tek kanavaca. Jonathan Poole, organizatori i ekspozitës, tha se aktori fitues i çmimit Oskar u nxit ta çonte përpara këtë talent deri më sot të panjohur nga bashkëshortja e tij, Stela. "Bashkëshortja e tij, Stela, pa disa vizatime në skenaret e tij ndaj vuri në dukje cilësinë relativisht të lartë të tyre duke e nxitur ta çonte përpara në një aspekt më profesional këtë gjë. Që nga ajo kohë ai ka nisur të merret me kohë të plotë me pikturën" tha ai.
Një seri e kufizuar e pikturave të realizuara prej tij me ngulmimin e bashkëshortes është ekspozuar e njëkohësisht nxjerrë në shitje me një çmim prej 1, 150 paund ndërkohë që pikturat e realizuara në kanavacë janë të vendosura në shtëpinë e Hopkins. Një shënim i vendosur në të tregon se ishte ndikimi i të shoqes së tij, Stela, ai që bëri të mundur këtë gjë.
Të spikatura e të larmishme përsa i përket stilit shumë prej pikturave janë portrete me sy që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Hopkins ka vetëm pesë vjet që ka nisur të merret me pikturë ndërkohë që Poole shton se ai është tërësisht auto-didakt. "Mendoj se shumica e njerëzve e kanë një aftësi të tillë, por nëse e përdorin apo jo kjo varet prej tyre. Ai padyshim e bën këtë sepse ndjehet i ngazëllyer nga ky proces, nga stimuli që i jep piktura. Ja për shembull piktura pas krahëve të mi. është tepër e spikatur, të bie në sy entuziazmi i tij gjatë hedhjes së ngjyrës, thellësia e mendimit. Ai ka eksperimentuar me një sërë ngjyrash duke përftuar një lloj transparence. Në të gjitha rastet ai ka eksperimentuar pasi askush nuk i ka dhënë mësime pikture" tha ai.
Hopkins përdor një thikë të sheshtë në vend të penelit tradicional për realizimin e pikturave të cilat janë përgjithësisht shumëngjyrëshe. "Të spikatura, të ndezura e vërtet abstrakte, sidomos me maskat e tij. është tepër e vështirë t’iu vësh një titull. Por mund të vihet re interesi i tij për sytë. Siç thotë ai: ‘Mund të shohësh botën përmes syve të tu, e në sytë e tu. Ata rrëfejnë karakterin e njeriut, personalitetin e tij. Sytë nuk janë thjesht një element, janë një mënyrë për të shprehur vetveten" tha Poole duke përshkruar veprat e artit të ekspozuara në këtë galeri.
Një prej veprave të ekspozuara është ajo me titull "Aloha Nui Loa", përshëndetja tradicionale hauajane. Kjo vepër, tek e cila mbizotëron ngjyra e verdhë e luleve të cilat rrethojnë kokën duke mbuluar sytë, merr shkas nga një udhëtim i Hopkins në Hauaj, pasi ai u prit me këto lule nga vendasit.
Ky koleksion është i përbërë nga shtatë piktura në kanavacë, 38 piktura të realizuara në letër fotografike duke përdorur bojën e shkrimit si dhe pesë kopje të publikuara në sasi të kufizuar.
Një vizitor i kësaj ekspozite u prek nga peisazhet e realizuar nga Hopkins. "Në veçanti "Montana" duket se përcjell më së miri diellin, përjetësinë" tha Roy Harvey. Një tjetër vizitore, Yvonne Davon, u tërhoq nga portretet e realizuar prej tij të cilat i cilësoi të mrekullueshme por edhe disi të frikshme. "Disa prej tyre janë paksa të tepruar pasi janë të frikshëm. Por sytë e tyre mbeten të rëndësishëm. Megjithatë janë të mrekullueshëm" tha ajo.
Ky është koleksioni i parë i veprave të artit të Hopkins që do të ekspozohet në Europë. Një ekspozitë me punimet e tij u hap në Galerinë e Londrës më 16 Shkurt e do të qëndrojë e hapur deri më 20 Shkurt, para se të zhvendoset në The Dome në Edinburg në muajin Mars.
(s.t/BalkanWeb)