Berisha: Qeveri e premtimeve te mbajtura Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha tha nga qyteti i Beratit, se ashtu sic premtoi kete vit do te merret vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Nderkohe qe premtoi se Boshti i Jugut, do te jete projekti me i madh infrastrukturor i ketyre kater viteve. Gjate perurimit dhe perfundimit te punimeve per rrugen Ura e Gorices-Mreshtan, kreu i qeverise siguroi gjithashtu banoret e zones, se qeveria e tij do te beje realitet cdo premtim te dhene, sepse vetem nje Shqiperi e zhvilluar dhe moderne mund te arrije objektivin madhor per tu integruar ne Bashkimin Evropian. "Komisioni Evropian vendosi te propozoje heqjen e vizave per Shqiperine, pra, mori vendimin e tij. Ky vendim eshte rezultat i nje ndryshimi shume te madh te qendrimit ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ky vendim eshte deshmi e nje vleresimi te ndershem, te drejte dhe objektiv te rezultateve te te gjitha reformave tona", u shpreh kryeministri. Vendim qe sipas tij, eshte nje deshmi e fjaleve te mbajtura dhe premtimeve te bera realitet. Sipas tij, eshte detyra e kesaj qeverie qe ato qe paraqet tek ju ne fushaten elektorale, t'i shnderroje ne realitet, duke garantuar se kete do te beje edhe qeveria e tij. "Inauguruam kete rruge, por po sot inaugurojme edhe fillimin e punimeve deri ne Sinje. Qeveria do te ndertoje tere unazen e Shpiragut. Te gjitha fshatrat, kudo qe ndodhen do te lidhen me rruge moderne automobilistike. Sikunder Boshti i Jugut do te jete projekti me i madh infrastrukturor i ketyre 4 viteve. Nje Shqiperi qe do te integrohet ne Bashkimin Evropian mund te integrohet vetem si nje Shqiperi e zhvilluar, me infrastrukture dhe sherbime moderne, e cila ecen me shpejtesi drejt moshes dixhitale", vijoi kreu i qeverise. Sipas tij, qeveria qe ai drejton, u ka premtuar te rinjve, se ne fund te ketij mandati, cdo i ri ne shkolle do te kete kompjuter edhe ne shtepi. "Ne do ta bejme kete realitet. Ndaj edhe nje here ju uroj per rrugen e re. Dua te garantoj kryetarin e komunes se ne kete komune, por edhe ne cdo komune te Beratit, Permetit, Skraparit e kudo qe ndodhen, qeveria ime do te mbeshtese cdo projekt infrastrukturor per te ndryshuar jeten tuaj, per ta bere ate me te lehte, me qytetare, per t'ju ofruar juve sherbimet me te denja qe meritoni. Faleminderit dhe urimet me te perzemerta", vijoi Berisha. Nder projektet per kete zone, Kryeministri permendi ndertimin e unazes se Shpiragut, ne menyre qe te gjitha fshatrat te lidhen me rruge moderne automobilistike.