E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 4-5 ballë në Elbasan, lëkundjet prekin Tiranën dhe Librazhdin Grafik tërmeti në një qendër sizmiologjike (Foto Ilustruese)

Rreth orës 13:30 në Tiranë, janë regjistruar lëkundje tërmeti, por që nuk është raportuar ende për dëme materiale apo njerëz. Epiqendra, sipas zyrës së qendrës sizmologjike, është regjistruar rreth 15 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit. Lëkundjet të cilat janë ndjerë edhe në Librazhd, kanë pasur fuqinë fillestare 4-5 ballë të shkallës Rihter, por në qytetet fqinjë të Elbasanit, kjo magnitudë është ndjerë në 3.9 ballë të shkallës Rihter. Mësohet se tërmeti që është ndjerë ka zgjatur përreth 7-8 sekonda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›