Projektbuxheti i shëndetësisë; 2.1 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto
Projektbuxheti i shëndetësisë për vitin 2009 parashikon një fond prej 25 567 930 000 lekësh. Fondi i përgjithshëm për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2009, në krahasim me buxhetin suplementar të vitit 2008, është parashikuar të rritet në masën 10.4 %, duke përfaqësuar 2.1 % të PBB-së. Shpenzimet e personelit për vitin 2009 janë parashikuar në masën 2.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për mallra dhe shërbime në masën 1,64 miliardë lekë. Gjatë vitit 2008, pagat e profesoratit të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë u rritën me 4.14 %, pagat e mjekëve me 12.28 %, të infermierëve me 12 % dhe të stafit mbështetës me rreth 11 %. Për sa u përket shpenzimeve kapitale buxheti i kësaj ministrie për vitin 2009, është 4,3 miliardë lekë ose 22.9 % më shumë se viti 2008, duke u përqendruar në shërbimet kryesore shëndetësore; përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit të kujdesit dytësor (spitalet), si dhe në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Objektivat kryesore që synohen të arrihen gjatë vitit 2009 janë monitorimi i aktiviteteve të Drejtorive të Shëndetit Publik të qarqeve, bazuar në standardet shëndetësore; pilotimi i standardeve, mbikëqyrjes dhe procedurave akredituese në tre spitale; zbatimi i planit afatmesëm të përafrimit të legjislacionit; ruajtja dhe përmirësimi i funksionimit të të gjitha strukturave të kujdesit spitalor me shtretër; plotësimi i nevojave për 50 për qind të pacientëve me aktivitet rehabilitues dhe integrues; plotësimi 100% me barna dhe pajisje mjekësore (sipas një seti të standardizuar) të shërbimit të urgjencës mjekësore në të gjithë vendin; arritja e vetëmjaftueshmërisë kombëtare me gjak me 25000 dhurime vullnetare për vitin 2009 etj.
Unë të dua Tirona
Njësia bashkiake nr. 10, aktivitet për 17 Nëntorin
Me rastin e 17 Nëntorit, njësia 10 organizoi dje aktivitetin dhe ekspozitën e fotografisë "Unë të dua Tirona". Në këtë ekspozitë u paraqitën fotografi të vjetra të Tiranës dhe fotografi nga breza të ndryshëm të familjeve autoktone tiranase që aktualisht jetojnë në zonën tonë. Përfaqësues të ndryshëm treguan diçka rreth historikut të familjeve të tyre dhe si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite.
“Me anë të kësaj ekspozite synohet të ofrohet një çast reflektimi ku familjet e vjetra të tregojnë vetveten. Gjithashtu, të gjithë së bashku të kujtojmë ata që kanë hedhur bazat e këtij qyteti dhe të shohim në retrospektivë fillimet e një qytetërimi. Sigurisht që kjo është një trashëgimi të cilën në këtë rast është zgjedhur ta kalojmë tek brezat e rinj në këtë mënyrë”, - u shpreh kryetari i kësaj njësie, z. Gerti Bogdani.
Në fund të aktivitetit u shpërnda "Certifikata e Mirënjohjes" - "Unë ♥ Tirona" nga njësia 10. Fituesit ishin Marjeta Ljarja, Verdi Take, Artan Fuga, Shpëtim Saraçi, Sonila Meço, Skënder Sallaku, Margarita Xhepa, Bujar Lako, Enver Rada, Lakmi Caka, Irma Libohova, Bardhyl Salillari, Luigj Bytyçi, Irma Xhakola, Reshat Arbana, Suzana Turku, Koli Çobo, Niko Gjyzari, Ema Qazimi, Lutfi Nuri, Agim Karcanaj, Roland Trebicka dhe Rezart Balla.