Berisha: “Qeveria, e angazhuar për pavarësinë e institucioneve”
Autori i Lajmit: red.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kreu i mazhorancës, Berisha, u ndal edhe në debatin mbi pavarësinë e institucioneve në Shqipëri, duke theksuar se qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar në këtë drejtim. “Dua të theksoj se qeveria ime dhe unë jemi tërësisht dhe thellësisht të angazhuar për pavarësinë e institucioneve. Jemi ne që kemi çelur siparin e rëndësisë së madhe të institucioneve të pavarura për vendin dhe jemi më të interesuar se kushdo tjetër për pavarësinë e këtyre institucioneve, por për një pavarësi reale, të vërtetë të tyre. Sikundër jemi ne të votëbesuarit e shqiptarëve, që kemi detyrimin madhor të procedojmë me reformat, ashtu siç po bëjmë ndërkohë”, - u shpreh Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008