E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kushtet janë përmbushur, Shqipëria me shpejtësi drejt liberalizimit”

Autori i Lajmit: red.
Presidenti Bamir Topi priti në mjediset e Pallatit të Brigadave, ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini, dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Në këtë takim, bashkëbiseduesit vlerësuan si të shkëlqyer nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, atë politike, institucionale, ekonomike, tregtare, etj, dhe në këtë kontekst u vu në dukje dhe vizita e suksesshme e presidentit Topi në Itali, po ashtu dhe takimet miqësore të zhvilluara me personalitete të larta të vendit, përfaqësues të botës akademike, biznesit, etj. Fratini vuri në dukje përparimin dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, sukseset në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se Shqipëria mund të ecë e sigurt dhe me shpejtësi drejt një regjimi të lehtësuar vizash, sepse kushtet tashmë janë përmbushur dhe kjo gjë mund të ndodhë deri në verën e vitit që vjen, atëherë kur Shqipëria do të jetë bërë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Z. Fratini e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se gjatë gjithë procesit të përmbushjes së aspiratave integruese të popullit shqiptar, vendi ynë do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e gjithashme të Italisë.

Ky lajm është publikuar: 28/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›