Kryeministri: “Çdo diplomat si një Task-Force ”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i qeverisë shqiptare u kërkoi ambasadorëve shqiptarë të akredituar në Botë të përcjellin një imazh pozitiv për Shqipërinë dhe Kosovën. Berisha këshilloi që një ambasador të jetë baraz me një Task-Force dhe, përveç Shqipërisë, të përpiqet të promovojë edhe shtetin e ri të Kosovës. I pranishëm në konferencën e ambasadorëve shqiptarë, që ka nisur në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, deklaroi se do të bëheshin ndryshime rrënjësore në fushën e diplomacisë, ndaj u ka kërkuar ambasadorëve të kthehen nga puna politike, në atë ekonomike. “Shqipëria është ende një vend i panjohur. Ju duhet ta bëni të njohur në botë. Në këtë Task Forcë ju mund të angazhoni shumë nga shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në vendin ku jeni akredituar dhe që kanë arritur rezultate të larta në punën e tyre, shumë miq të Shqipërisë që jetojnë në ato vende për të punuar në zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë”, - tha Kryeministri. Në kuadër të kërkesës që vendi ka nevojë për investime të huaja, Berisha theksoi para ambasadorëve të mbledhur në konferencë, se për këtë arsye, puna e ambasadorëve duhet të shtrihet në promovimin e imazhit të vendit si dhe turizmin e tij. Duke i qëndruar kësaj ideje, Kryeministri këshilloi që Ministria e Jashtme të punësojë sa më shumë ekonomistë në personelin e saj. Berisha iu referua edhe Kosovës dhe në këtë aspekt këshilloi diplomacinë shqiptare të promovojë njohjen e Kosovës. “Sot Kosova është e pavarur, Pavarësia shënon kalimin përfundimtar të shqiptarëve nga shtypja në liri. Dua që diplomacia shqiptare të qëndrojë në krye të përpjekjeve për promovimin e kësaj çështjeje të drejtë”, - u shpreh Kreu i Ekzekutivit, në konferencën e ambasadorëve shqiptarë për rastin e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008