E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: “Të vazhdojmë reformat, nuk janë të mjaftueshme”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi gjatë Asamblesë rajonale të qarkut të Durrësit, thellimin e mëtejshëm të reformave në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Mediu u shpreh në këtë asamble se “duhet të përpiqemi të vazhdojmë më tej reformat, pasi nuk është e mjaftueshme që vetëm të konsiderojmë sukseset, por të shikojmë realitetin ashtu siç është, me të gjitha problemet që ka, që t u japim përgjigje familjeve shqiptare, problemeve të tyre ekonomike dhe të gjithë brezave në Shqipëri, që ata të jenë pjesë dhe bashkëudhëtarët tanë”. Sipas tij, republikanët kanë pjesën e tyre në këto 18 vite në zhvillimin e Shqipërisë, pasi "kemi qenë njerëzit që kemi besuar jo vetëm në ëndrrat tona, por kemi vepruar për t i realizuar ato, për t i kthyer në realitetin e të gjithë shqiptarëve”. Në mbledhjen e Asamblesë Rajonale u diskutua për nevojën e organizimit të strukturave të partisë në qytetet që bëjnë pjesë në qarkun e Durrësit ( Fushë-Krujë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë), për t u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në qershor të vitit 2009.

Ky lajm është publikuar: 28/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›