E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovice, serbët e barrikadave sulmojnë me gurë shqiptaren

PRISHTINE- Një shqiptare banore e “Lagjes së Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës është sulmuar me gurë nga grupe ekstremiste serbe të cilët ruajnë barrikadën afër urës kryesore të Ibrit.

Media kosovare bën të ditur dhe emrin e gruas shqiptare, objekt i sulmit të ndodhur mëngjesin e sotëm. Ajo është Bukurije Krasniqi.

“Isha duke shkuar si zakonisht në punë, kur një person doli nga tenda dhe më gjuajti me gurë në anën tjetër të urës ku isha unë, duke më goditur në këmbë”, citohet të ketë thënë Krasniqi për median kosovare.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Qendra Rajonale e KMLDNJ-së në Mitrovicë, e cila ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të zbulohen autorët e këtij sulmi.
(s.g/kosovapress/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›