E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, trafikanti i drogës qëllon mbi policinë

Incidenti ndodhi sot rreth orës 06:00 të mëngjesit pranë kufirit shqiptaro-grek, kur policia ndaloi për kontroll një makinë me dy pasagjerë në bord.

Pasagjeri i ulur në ndenjësen e parë, doli nga makina me një armë dhe qëlloi mbi policët, të cilët u kundërpërgjigjën me zjarr. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, por autori i sulmit arriti të largohej.

Gjatë kontrolit të mjetit policia gjeti 125 kg hashash dhe arrestoi shoferin shqiptar, i cili u dërgua në prokurori.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›