E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso kritika Eurozonës: Trysni BE-së për Greqinë

BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso, ka kritikuar vendet e Eurozonës. Në momentin e pranimit të Greqisë në zonën e monedhës së përbashkët këto vende kanë ushtruar trysni masive politike ndaj komisionit të BE-së, i tha Barroso gazetës Gjermane "Bild".

Pranimi i Greqisë ka qenë një vendim politik. Komisioni i BE-së në një raport të vitit 1998 kishte deklaruar shprehimisht se Greqia nuk i kishte plotësuar ende kriteret për euron.

Ai i akuzoi vendet e BE-së se deri tani në mënyrë të përsëritur kanë penguar me negociata politike sanksionet efektive ndaj vendeve me borxhe të larta. Vazhdimisht është vepruar sipas motos, njëra dorë lan tjetrën. Kjo tani duhet të marrë fund, ka deklaruar Barroso.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›