Kombetarja ne hall

Nuk po arrihet të gjenden lojtarët e duhur për sasinë e duhur. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk josh dot futbollistët e saj as edhe me një supermiqësore si kjo ndaj Argjentinës së Lionel Mesit. Është pikërisht kjo që po ndodh dhe, ndërsa sot pritet që ekipi të kryejë një seancë stërvitore dhe nesër të niset drejt vendit amerikanojugor, ende nuk ka listë të nxjerrë nga trajneri Josip Kuzhe.
Periudha në të cilën jetojnë dy ekipet është krejtësisht e ndryshme, Argjentina krejtësisht e përqëndruar dhe fokusuar tek Kupa e Amerikës, një turne me prestigj të madh për pjesëmarrësit, ndërsa Shqipëria me lojtarët që janë me pushime, pas një sezoni të gjatë dhe përfundimit të ndeshjeve eleminatore të Euro 2012 për gjysmën e parë të vitit.
Sipas informacioneve në Federatën Shqiptare të Futbollit, shumica dërrmuese e lojtarëve kryesorë kuqezinj nuk mund të vijnë, duke qenë vetëm Armend Dallku i sigurt me praninë e tij. Këmbëngulja më e madhe ka qenë drejt Azerbajxhanit që klubi i atij vendi, Karabak, të lejojë shqiptarët e tij, Teli dhe Agolli që të paraqiten.
Gjithsesi, edhe nëse dyshja nga Azerbajxhani do të vijë, sërish kombëtarja do të jetë larg potencialit për të luajtur me një nga përfaqësueset më të forta të botës, ekip të rangut të Brazilit, Spanjës apo Gjermanisë, që do të ketë në përbërje dhe besohet edhe në formacion lojtarë të tillë si Mesi, Tevez, Higuain, Laveci, Pastore, Di Maria, Agero, Diego e Gabriel Milito, Maskerano, Kambiaso, Zaneti, Gago, Garai, Burdiso apo Zabajeta.