E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria, mbeshtetje per cdo projekt te huaj ne turizem

Kompanite turistike te Polonise, e kane cilesuar Shqiperine si nje destinacion te favorshem dhe me potenciale per zhvillimin e turizmit. 22 operatore turistike polake, te cilet me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Turizmit Rinise dhe Sporteve ne kuadrin e bashkepunimit te Unionit te Operatoreve Turistik Shqiptare me Unionin e Operatoreve Turistik Polak, kane prezantuar dje avantazhet dhe disavantazhet qe pershkon Shqiperine ne prag te sezonit turistik. Pas nje turi informues neper Shqiperi ata jane njohur me mundesite, potencialet turistike dhe trashegimine kulturore te vendit tone. Sipas tyre Shqiperia konsiderohet si nje vend me potenciale te favorshme turistike, por duhet bere shume dhe ne sistemin e hotelerive, operatoreve turistik dhe ngritjen e nje grup pune ku te prezantohet me se miri cdo cep i Shqiperise. Qellimi i ketij infoturi eshte prezantimi i mundesive turistike me te mira ne Shqiperi dhe Kosove, ne kuader te turizmit rajonal, per tregun turistik polak. Ne kete infotur nje kontribut dhe mbeshtetje te vecante ka dhene Ministria Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve e cila ka nje bashkepunim te mire me shoqatat e operatoreve turistike si partnere ne zhvillimin e industrise se turizmit. Po dje 22 operatoret kane realizuar nje takim me kryeministrin Berisha, duke e vene theksin tek potencialet turistike qe ka Shqiperia. Gjate fjales se tij kryeministri Berisha, theksoi se turizmi eshte kthyer, jo vetem nje nga deget kryesore te ekonomise, por dhe nje mundesi njohjeje e potencialeve te vendit tone ne vendet evropiane dhe me gjere. Me tej, kryeministri Berisha duke permendur permiresimin e kuadrit ligjor per nxitjen e zhvillimit te turizmit, njekohesisht duke vene theksin tek investimet qe jane bere ne infrastrukture ku jane ndertuar 8 mije kilometra rruge dhe 14 impiante te pastrimit te ujerave te zeza, vleresoi punen e mire te bere jo vetem ne zhvillimin e shpejte te turizmit, i cili nga rreth 300 mije qe ishte ne vitin 2004 ka shkuar ne rreth 3.5 milione ne vitin 2010, por edhe interesimin e investitoreve te huaj per te zhvilluar projekte konkrete turistike ne zonat bregdetare. Gjithashtu kryeministri Berisha vuri theksin ne rendesine potenciale per zhvillimin e turizmit ne zonat malore si ne Theth, Valbone, Kelmend, Prespe, Voskopoje, Dardhe etj. Kryeministri theksoi se qeveria do te mbeshtese cdo projekt te investitoreve te huaj potenciale me qellim shnderrimin e projekteve te tyre ne histori te verteta suksesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›