LSI: Askush nuk mund te dale mbi vullnetin e popullit
Levizja Socialiste per Integrim ka vleresuar dje procesin e zgjedhjeve te 8 majit, duke e cilesuar ate si shprehjen e lire te vullnetit te popullit. Anetari i Kryesise se LSI dhe kreu i kesaj partie per Tiranen, Shezai Rrokaj tha dje ne nje deklarate per mediat, se vullneti i sovranit u shpreh ne menyre demokratike. "Vullneti i sovranit u shpreh. Mbi kete vullnet nuk mund te dale askush, sepse ai prevalon mbi gjithcka. Vota e sovranit nuk mund te tjetersohet prej askujt dhe prej asnje institucioni kushtetues. Vota e sovranit vetem duhet te jetesohet nepermjet certifikimit, ndaj inkurajojme te gjitha institucionet qe te kryejne detyren e tyre kushtetuese per te ligjeruar sa me shpejt kete vullnet te sovranit", tha dje per mediat, Shezai Rrokaj. Kreu i LSI-se per Tiranen eshte ndalur ne menyre te vecante ne rezultatin qe kjo force ka arritur se bashku me koalicionin "Aleanca per te Ardhmen" ne kryeqytet. Ai u shpreh se numri i votuesve te LSI-se ne kryeqytet eshte 70 % me i larte se ai i vitit 2009 dhe kjo sipas tij, shenon nje sukses te kesaj force politike. "Me 8 maj LSI-ja e kryeqytetit pret te certifikohen plote 5 keshilltare per Bashkine e Tiranes dhe rreth 35 keshilltare per minibashkite, ku me shume se 12 prej tyre jane femra. Ky rezultat eshte 3000 vota me shume nga ai i vitit 2007 dhe gati 70 % me larte se rezultati i vitit 2009", tha Rrokaj. Perfaqesuesi i LSI-se e cilesoi si mjaft pozitiv dhe rezultatin e marre ne njesite bashkiake, ku kjo force politike do te kete dy nga 11 minibashkite qe ka kryeqyteti. "Me 8 maj Levizja Socialiste per Integrim arriti nje fitore spektakolare, plot 20.814 votues per Keshillin e Bashkise se Tiranes dhe 23.012 per Keshillat e Minibashkive. Me 8 maj LSI-ja e kryeqytetit fitoi 2 minibashki, me kryetar Elez Gjozen ne minibashkine nr.2 dhe Ilir Kokonen ne minibashkine nr.3", tha ai. Kreu i LSI-se per Tiranen vleresoi dhe sjelljen demokratike me te cilet banoret e kryeqytetit, pavaresisht bindjeve politike, ju drejtuan kutive te votimit. "Nje falenderim per te gjithe qytetaret e Tiranes, qe pavaresisht nga bindjet politike, ne 8 maj moren pjese ne zgjedhje duke deshmuar vlera qytetare te nje demokracie funksionale. LSI-ja e Tiranes dha nje kontribut te vyer per fitoren e 2 minibashkive, si dhe per fitoren e 7 minibashkive brenda "Aleances per Qytetarin", tha ai. Rrokaj u shpreh se vota e dhene per LSI-ne eshte deshmi e projekteve politike te kesaj force dhe integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. "Votebesimi juaj eshte per LSI-ne nje shtyse morale, njerezore, politike dhe demokratike, per te na bere me te sigurt, me te vendosur dhe me te motivuar se kurre, per te permbushur endrrat e perbashketa te integrimit ne familjen e madhe evropiane dhe shnderrimin e kryeqytetit tone te dashur ne nje metropol te standardeve evropiane", tha Rrokaj duke falenderuar votuesit e forces se tij politike.