E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria, mbështetje për kërkimet shkencore

Kryeministri Sali Berisha, shprehu angazhimin e qeverise, per te ndihmuar studentet ne kerkimet e tyre shkencore. Deklaraten shefi i qeverise e beri gjate kongresit te dyte nderkombetar te studenteve per shkenca mjekesore.

"Jemi të gatshëm që ju, kërkuesve të rinj, t’u mbështesim në studimet e tjera shkencore, në të gjitha universitetet e botës, kudo që shkoni. Ne jemi të gatshëm të mbështesim bashkëpunimin më të ngushtë të departamenteve, universiteteve dhe klinikave tuaja me departamentet, klinikat e universiteteve më të mira të Europës dhe botës. Ju siguroj se do të bëj çdo përpjekje për t’ju mbështetur juve në veprimtarinë kërkimore-shkencore", tha Berisha.

Nderkohe ai vleresoi si mjaft te rendesishem prezantimin e punimeve te studenteve ne kete kongres, e cila sherbeu sic tha ai edhe per shkembimin e eksperiencave te pjesemarresve nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›