E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni: Qeveria, stop sulmeve ndaj Withers

Partia Socialiste akuzon qeverinë se po cënon marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sulmuar ambasadorin e tyre në Tiranë. Deputeti Ilir Gjoni e ka ngritur këtë shqetësim dhe në komisionin e jashtëm, duke kërkuar më tepër diplomaci në marrëdhëniet me diplomatët.

"Jane deklaratat e qarta qe ka bere ambasadori i Shteteve te Bashkuara, pra, i derguari i presidentit Obama prane presidentit tone te nderuar Bamir Topi, persa i perket problemeve me gjyqesorin, problemeve me qeverisjen, problemeve me korrupsionin dhe probleme te tjera per te cilat ju jeni ne dijeni dhe i pasqyroni ne mediat tuaja. Eshte shume naive qe te mendohet se perfaqesuesi i nje prej shteteve me te fuqishme mund te intimidohet nga keta pseudopolitikane, apo pseudoanaliste dhe per me teper cka eshte me e rendesishmja ne duhet te ngreme zerin per te mos lejuar qe marredheniet e shkelqyera qe ka vendi jone dhe populli jone me popullin amerikan te detyrojne ne nje mase te tille fale papergjegjshmerise se disa politikaneve qe drejtojne sot vendin", deklaroi Ilir Gjoni, deputet i PS.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›