Berisha: Qeveria me plan privatizimesh
Menjëherë pas mbarimit të mbledhjes qeveritare, numri një i qeverisë zoti Sali Berisha ka marrë pjesë në hapjen e klubit shqiptaro-francez për investime “Club D`affaire”. Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se hapja e klubit do të mbetet ngjarje me rëndësi duke theksuar se aktorët e klubit do të shtohen ditë për ditë. “Biznesi francez ka shfaqur interes në rritje për investime. Qeveria ka bërë gjithshka për progresin e vendit. Kriza e borxheve dhe Euros ka pllakosur Europën. Modeli shqiptar ekonomik është i bazuar në taksat e ulëta dhe ofron standartet me liberale. Shqipëria i ndjeu pasojat e krizës së Eurozonës. Jam optimist për marëdhënien e vendit tonë me Francën. Biznesi në Shqipëri ka pasur sukses dhe janë vetë kompanitë franceze që kanë vënë në dukje potencialet e mëdha të Shqipërisë.Po kështu qeveria po punon dhe për zgjerimin e gamës së dixhitalizimit”.
Berisha është shprehur më tej se është Abpetroli është duke u përgatitur për privatizimin dhe të dhënat tregojnë se rezervat e naftës e gazit në Shqipëri mund të jenë shumë të mëdha.
Në këtë linjë ai shtoi se Shqipëria ka gati për privatizim 5 hidrocentrale të vogla, ndërsa theksoi se potenciali i saj turistik po rritet.