Meta: Prokuroria tërhoqi provën kryesore, po mbron Dritan Priftin
TIRANË- Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë për video-përgjimin, në Gjykatën e Lartë vjen edhe reagimi i kryetarit të LSI-së Ilir Meta. Ky i fundit akuzoi organin e Prokurorisë se po merr në mbrojtje përgjuesin e tij Dritan Prifti me tërheqjen e provës kryesore, sic e quajti Meta videon Beqiri-Prifti.
“Akt i paprecedent i Prokurorisë, e cila u tërhoq nga njëra prej provave më të rëndësishme që ishte videoja e përgjuesit tim, i cili ishte në një tjetër video ku merrte 70 mijë euro”, tha Meta.
Duke u shprehur se organi i akuzës po përdor standarte të dyfishta, Meta shtoi se Prokuroria është duke favorizuar Priftin me qëllim që ky i fundit të vazhdojë të mashtrojë.
“Si mund të heqë Prokuroria një provë që e kishte paraqitur vetë…ishte e vetmja provë origjinale. Prokuroria duhet të përpiqet t’i forcojë provat dhe jo t’i heqë. Në këtë rast Prokuroria përdori standarte të dyfishta. Kur nuk i intereson thotë që këto video nuk kanë lidhje njëra-tjetrën, me qëllim që të mos i dalë i pavlefshëm i vetmi dëshmitar që ka dhe ky është vetë i pandehur. Prokuroria ka marrëdhënie pengmarrje me përgjuesin tim. Këto janë favore që i bëjnë atij”, shtoi Meta.
Meta tha më tej se “Ky proces është në vëmendjen e medias dhe ndërkombëtarëve. Ka qënë një kërkesë e imja që të ishte e tillë”, ndërsa nuk komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për videon Beqiri-Prifti.
(m.a/BalkanWeb)