Durrës, mbytet në det një 70-vjecar
DURRËS- Një 70-vjeçar nga Tirana u mbyt sot teksa lahej në det, ndërsa dyshohet se vdekja mund të jetë edhe pasojë e një ataku kardiak.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë të ditur se, "ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në plazhin pranë Shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës, kur Hasan Lluani, 70 vjeç, nga Tirana megjithë ndihmën e pushuesve, që ndodheshin pranë ka gjetur vdekjen teksa lahej në det".
Ekspertët e policisë, që mbërritën menjëherë në vendngjarje dyshojnë se vdekja e 70-vjeçarit, përveçse mbytjes mund të jetë pasojë e një ataku kardiak të menjëhershëm.
Që nga fillimi i këtij sezoni veror, ky është rasti i tetë i mbytjeve aksidentale në det si dhe në rezevuare, ku njerëzit shkojnë për të pushuar ose për t’iu larguar temperaturave të larta të stinës.
(m.a/ata/BalkanWeb)