Berisha: Qeveria nis këtë vit ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan

Por Kryeministri
ishte i paqartë, kur tha se pas rrugës së Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan
do të jetë një nga projektet më madhore të qeverisë sonë gjatë këtyre viteve.
Kjo pasi burime të agjencisë NOA nga Këshilli i Ministrave kanë bërë të ditur
se ndërtimi i rrugës së Arbrit do të shtyhet me të paktën dy vjet, për shkak se
fondet do të rialokohen duke shkuar për kompensimin e të dëmtuarve nga përmbytjet
e Shkodrës
Elbasan, 8 Shkurt NOA Kryeministri Sali Berisha
informoi sot qytetarët e Elbasanit se projekti për autostradën Tiranë Elbasan
ka përfunduar dhe se brenda këtij viti qeveria do të nisë ndërtimin e saj.
Pohimin, Berisha e bëri gjatë një fjalimi që
mbajti në përurimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare Qamil Guranjaku
në këtë qytet.
Duke folur për ëndrrën shumëvjeçare të
elbasanasve për një rrugë të shkurtër lidhëse me kryeqytetin, Berisha lajmëroi
se projekti për autostradën Tiranë Elbasan ka përfunduar dhe shtoi:
Gjithashtu, dua ti informoj qytetarët se
brenda këtij viti qeveria do të nisë ndërtimin e kësaj autostrade.
Berisha theksoi në këtë kuadër se ky projekt,
me tunelin e tij, shkurton në mënyrë të ndjeshme jo vetëm distancën Elbasan -
Tiranë, por edhe distancën Korçë - Tiranë, Berat - Tiranë dhe Tepelenë
Tiranë.
Por Berisha ishte i paqartë, kur tha se pas
rrugës së Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan do të jetë një nga projektet më
madhore të qeverisë sonë gjatë këtyre viteve.
Kjo pasi burime të agjencisë NOA nga Këshilli
i Ministrave kanë bërë të ditur se ndërtimi i rrugës së Arbrit do të shtyhet me
të paktën dy vjet, për shkak se fondet do të rialokohen duke shkuar për
kompensimin e të dëmtuarve nga përmbytjet e Shkodrës.
Ne jemi të vendosur që Shqipëria e vitit 2013
të jetë një Shqipëri krejt tjetër, ku shqiptarët nga të katër anët e vendit të
lëvizin në një kohë dy herë më të shkurtër për të mbërritur në kryeqytetin e
tyre.
e.r/NOA