Nafta rritet 0.1%, benzina 0.6%
INSTAT ka konstatuar për muajin janar edhe rritje të çmimeve dhe tek karburantet. Sipas tabelës së indeksit të çmimeve të konsumit për këtë muaj, indeksi i grupit Transport nuk ka ndryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm, por brenda tij çmimit e karburanteve shënuan një rritje dhe konkretisht çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1 për qind, dhe çmimi i benzinës 0.6 për qind. Në grupet e tjera ndryshimet mujore variojnë nga -0.3 për qind në + 0.1 për qind.
Ndërsa indeksi i grupit Veshje dhe këpucë shënoi një ulje prej 0.8 për qind, brenda të cilit çmimet e këpucëve shënuan një ulje prej 1.3 për qind dhe çmimet e veshjeve 0.7 për qind. Sipas raportimit më të fundit të INSTAT, indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.5 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të duhanit me 1.2 për qind. Në grupet e tjera ndryshimet mujore variojnë nga -0.3 për qind në + 0.1 për qind.